20:36 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Testet e drogës, flet mjeku toksikolog: Cilat janë rrugët dhe sa qëndrojnë substancat narkotike në organizëm

16:49 | 24/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Testet e drogës, flet mjeku toksikolog: Cilat janë rrugët dhe sa qëndrojnë substancat narkotike në organizëm

Testet që provojnë nëse një individ është ose jo përdorues i lëndëve narkotike, janë bërë temë e ditës që prej momentit që u publikua videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke marrë drogë në një ambjent publik, ndërsa janë hapur debatet nëse duhet bërë në rangun e zyrtarëve të lartë apo jo.

Ndërkohë ka pasur diskutime edhe se si, kur dhe cilat janë rrugët që duhen ndjekur për të bërë testin e drogës, çfarë provon ai si dhe afatet kohore që kanë të bëjnë me ruajtjen e substancës në organizmin e përdoruesve.

Për këtë çshtje ka folur për Fax News me gazetaren Ema Shazivari, mjeku toksikolog Alert Drishti i cili shprehet se janë dy rrugë që zhvillohet ky proces, ajo cilësore dhe sasiore, ndërsa ka sqaruar me detaje secilën prej tyre.

“Ka dy lloj analizash, njëra quhet cilësore dhe tjetra sasiore. Në klinikën tonë përdoren  ato cilësore, nëse je apo jo përdorues pa përcaktuar përqëndrimin e substancës në trup. Këto bëhen përgjithësisht me anë të urinës ku konfirmohet ke ose jo përmbajtje të substancës. Përqëndrimi i tyre në gjak, që bëhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore merret në gjak kryesisht për anën ligjore. Këtu shumë rallë përdorim testin e gjakut, përgjithësisht bëhet testi i shpejtë. Substanca më e vështirë për t’u larguar nga gjaku varet shumë nga dieta që përdor pacienti, sa më e lëngshme dhe e ujshme të jetë, rritet jashtëqitja e urinës dhe koha shkurtohet. Mund të jetë e vlefshme për një javë pas përdorimit. Kokaina mund të largohet më shpejt, ndërsa heroina më vonë. Por ka rëndësi edhe rruga e marrjes. Marrjet në rrugë që vonojnë përthithjen zgjasin edhe kohën e qëndrimit në trup.

Ata që nuk janë përdorues të rregullt, largimi i substancës shkon maksimumi një javë. Përdoruesi i rregullt mesatarisht supozojmë njëherë në ditë, nëse bën testin e shpejtë del rezultatimë shpejt. Testi nuk tregon nëse je i rregullt apo jo por nëse ke apo jo substance narkotikësh në organizëm. Nëse testi bëhet atë ditë apo dy-tre ditë më vonë del si përdorues, por nuk mund të dalë pas një muaji fjala bie. Një ndër ato që qëndron më gjatë në organizëm është një lloj morfine. Nëse do flasim për drogërat e shpeshta që përdoren më e shpejta është kokaina dhe më e ngadalta është heroina, por gjithmonë varet nga rruga e marries dhe dieta e pacientit”, tha Drishti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ALERT DRISHTItesti i drogës
Pas

Strategjia, tarifat e ujit do rriten me 75%, kjo është arsyeja

Para

A duhet ta bëjnë politikanët testin e drogë? Përgjigjet ish-deputeti

Para
“Taksat ndaj Bujqësisë”/ Edmond Panariti jep alarmin: Nëse nuk bëhet kthesë, do përballemi me një dramë të madhe

A duhet ta bëjnë politikanët testin e drogë? Përgjigjet ish-deputeti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë

Kina u ofron prindërve 500 dollarë për të rritur shkallën e lindjeve

Tarifat e Trump shkaktojnë alarmin e industrisë farmaceutike në Europë

Komisionerja e BE-së Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e shqiptarëve

“Hamasi duhet të dorëzojë armët”, kryeministri palestinez thirrje në OKB: Gaza duhet të kontrollohet nga Autoriteti Palestinez

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.