Ditën e sotme nëpër media qarkulloi një mesazh ku Drejtoria Arsimore e Tiranës urdhëronte punonjësit në shpërndarjen në rrjetet sociale vizitën e kryeministrit Edi Rama në Surrel, ku inaguroi rikonstroksionin e shkollës “Ymer Lala”.
Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar për gazetaren e Fax News Ema Zhazivarin edhe MInistria e Arsimit e cila shprehet se, ky njoftim është bërë për shkak të tematikave që është folur nga ana e kryeministrit.
Sipas ministrisë, 4 janë temat që janë folur ndërsa ishte e rëndësishme që ato të bëheshin të ditura ku përfshihen:
1.Kartën e performancës.
2.Shkolla të reja në Tiranë
3.Paga më të larta për arsimtarët.
- Librat falas të standardeve ndërkombëtare.
Ministria tha për Fax News se ky është shkaku që stafi i mësuesve është rekomanduar ta ndjekë këtë aktivitet. Në përgjigje të interesimit, ministria shtoi se “nuk ka patur asnjë qëllim politik në këtë mesazh, por tërësisht profesional që mësuesit të informohen në kohë reale rreth elementeve me rëndësi që pritej që kryeministri Rama të shprehte. Është diçka që nuk mund të ndodhë me shkak politik, pasi stafi nuk ka pse të ndjekë direktiva partiake”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)