06:32 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Prindërit kanë të gjitha kushtet, mosmarrëveshjet mes tyre çojnë fëmijën në jetimore

21:22 | 26/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Prindërit kanë të gjitha kushtet, mosmarrëveshjet mes tyre çojnë fëmijën në jetimore

“Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli sot historinë e vështirë të Valbonës. Në studio, ajo ka rrëfyer se shkaktare për situatën e saj sot është motra e saj sepse ajo e prezantoi me ish-bashkëjetuesin. Lidhja me partnerin zgjati shumë pak, por gjatë asaj kohe në jetë erdhi një vajzë që ata i vendosën emrin Arianita.

Sipas Valbonës, partneri i saj ndryshoi karakter, nuk ishte më si më parë dhe midis tyre filluan problemet dhe konfliktet, që e detyruan atë të vendosë të largohet nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë. Partneri Ganiu hapi gjyq dhe i mori kujdestarinë e vajzës, por pak kohë më vonë ai nuk mundi dot të kujdeset për vajzën dhe e dërgoi atë në jetimore. Sot vajza 4-vjeçare ndodhet aty, pavarësisht se dy prindërit e saj jetojnë dhe janë në gjendje që të kujdesen për të.

Eni Çobani: Ai ka qenë i martuar më parë?

Valbona: Ganiu ka qenë i martuar, është i divorcuar, ka dy vajza. Kemi bashkëjetuar një kohë dhe vendosëm të bënim fëmijë dhe të krijonim një familje. Gjërat nuk shkuan siç duheshin. Me Ganiun kisha probleme, konflikte.

Eni Çobani: Kush ishte problemi?

Valbona: Ganiu ndryshoi karakter, nuk ishte si në fillim. Nuk e kuptova pse ai ndryshoi në këtë mënyrë, pse ai sillej kështu dhe unë vendosa të largohem më mirë, ta lë Gjermaninë. Ganiu më hapi gjyq dhe në atë gjyq mua ma morën fëmijën në datë 10 Tetor 2018 dhe kujdestarinë ma hoqën, ja dhanë Ganiun. Nga ai moment, unë kthehem në Shqipëri, mbasi qëndroj disa javë, vjen një telefonatë e shoqes sime nga Gjermania dhe më thotë: Valbona ka ndodhur diçka, ti duhet të vish urgjent të marrësh vajzën tënde. Babysitter nuk sillet mirë me vajzën tënde, e keqtrajton Arianitën. Unë e shqetësuar vij me fluturimin e parë dhe e shikoj vajzën në atë gjendje. Vajza nuk ishte mirë.

Eni Çobani: Ju keni marrë një prokurë me shkrim, të cilën në fakt Ganiu e ka lëshuar dhe unë e kam vërtetuar.

Valbona: Po janë këtu zonja Eni, janë dy!

Eni Çobani: Dakord, por ai e ka dhënë që ju ta merrni dhe ta mbani në Gjermani, jo ta merrni dhe ta çoni në Shqipëri. Në kushtet kur ai ka kuptuar që ju e morët fëmijën dhe e çuat drejt aeroportit për ta çuar në Itali, ose në Shqipëri, ai sigurisht ka bërë denoncimin kundrejt organeve kompetente. Fëmija sot qëndron në një jetimore në Gjermani, as me babain dhe as me nënën besoj është një situatë dramatike dhe shumë e dhimbshme. Dy prindër që janë me të gjitha kushtet kanë një fëmijë 4 vjeçar në jetimore në Gjermani. Për arsye se zoti Gani Marai, nuk kishte mundësi të mirërriste fëmijën e tij. Pra e ka dorëzuar me vullnetin e tij pranë organeve të jetimores në Gjermani.

Më tej, Eni Çobani thotë se fëmija nuk ka kujdestarinë e asnjërit dhe është shteti gjerman që do vendosë për kujdestarinë e Arianitës 4-vjeçare, pasi ajo ka kaluar në duart e shtetit gjerman./tvklan.al

Pas

Më në fund u ‘zbulua’, Klea dhe Elgiti martohen në një ceremoni sekrete në Marok!

Para

“Berisha të ketë rol vendimmarrës në PD”, ‘thumbon’ Erla Mëhilli: Ka politikanë për të cilët vendosin familjarët

Para
“Berisha të ketë rol vendimmarrës në PD”, ‘thumbon’ Erla Mëhilli: Ka politikanë për të cilët vendosin familjarët

"Berisha të ketë rol vendimmarrës në PD", 'thumbon' Erla Mëhilli: Ka politikanë për të cilët vendosin familjarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.