23:53 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pengmarrja në Kamëz, policia blindon Shijakun, rrethon kompleksin e njohur, ku dyshohet se…

11:38 | 27/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pengmarrja në Kamëz, policia blindon Shijakun, rrethon kompleksin e njohur, ku dyshohet se…

Forcat RENEA kanë ndërmarrë që prej mëngjesit të sotëm një operacion në zonën e Shijakut, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se policia ka rrethuar kompleksin Gold pasi dyshohet për personin e marrë peng në Kamëz, pak ditë më parë, Jak Prenga.

Policia ka dyshime se Prenga është mbajtur në këtë hotel, ku u gjet një armë, ndërsa pronari i tij është shoqëruar në drejtorinë e policisë Tiranë.

Prenga u mor peng pak ditë më parë në qendër të Kamzës, ndërsa policia gjeti pak minuta më pas mjetin e tij të braktisur në vendngjarje, si dhe gjurmë gjaku.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushëkrujës. (Lexo edhe ketu lajmin) 

Familjarët e Prengës nuk kanë pranuar që të thonë asgjë pas ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur për konflikte të vjetra të familjes. (Lexo me tej lajmin) 

Një prej vëllezërve të tij ishte arrestuar në Angli, ndërsa nuk dihet detaje të mëtejshme rreth krimit që mund të ketë kryer.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: JAK PRENGApengmarrja ne kamez
Pas

Rreziku nga koronavirusi, mblidhet Task-Force, Shqipëria merr masat sipas udhëzimeve të OBSH-së

Para

Krijohet në Londër Këshilli Shqiptar i Paqes

Para
Krijohet në Londër Këshilli Shqiptar i Paqes

Krijohet në Londër Këshilli Shqiptar i Paqes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.