19:49 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Është 12 fishuar kanabisi, Rama reagon për herë të parë dhe sulmon RAI3: Nuk kanë lidhje me realitetin!

13:24 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama poston foton në avion: Për tek Merkeli, enkas për Programin e Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi lajmin e publikuar dje te RAI3, që në Shqipëri është 12 fishuar mbjellja e kanabisit.

Rama shprehet se ai reportazh është një turp gazetaresk, dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin, që e ka certifikuar dhe vetë Guarda di Finanza.

Kryeministri shkruan më tej se shpreson që partnerët të thonë sa më parë të vërtetën, duke hedhur poshtë këtë reportazh.

Postimi i Ramës:

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

Raporti për të cilën foli Rai3

“Shqipëria është në negociata për të hyrë në Bashkimin Evropian. Një hyrje që do t’i jepte një shpresë më shumë shoqërisë shqiptare për të hequr qafe makthin e krimit”.

Në këtë mënyrë është prezantuar në ekranin e RAI 3 një reportazh i gazetarit italian Valerio Cataldi mbi kultivimin e narkotikëve në Shqipëri vitet e fundit.

Sipas reportazhit, referuar një raporti sekret të Policisë i siguruar nga RAI3, kultivimi i lëndëve narkotike në Shqipëri ka ardhur në rritje.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit. Ka rrënjë të fshehura që i përkasin një lloji kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës”, sqarohet  në reportazh, ku shfaqen edhe pamje nga ajri të Guardia di Finanza në territorin shqiptar.

Gazetari italian shton se bimët e gjetura në vitin që lamë pas janë më pak se 1 mijë. “Situata ka ndryshuar. Të dhënat e raporti të ri tregojnë se ky realitet mjaft ndryshe mbahet ende i rezervuar” , thuhet në reportazhin italian, ndërsa për rastin flet edhe prokurori i Leçes Giacomo Cataldi.

“Përmes trafikut të lartë të marijuanës, Shqipëria është kthyer në një nga prodhueset më të mëdhenj, duke siguruar pasuri të shumta për mafian shqiptare”, thotë prokurori Italian.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: 12 fishimi i kanabisitramarama rai3rama sulmon rai3reportazhi i rai 3
Pas

Vrau burrë e grua për një mur, gjykata merr vendimin për 76-vjeçarin

Para

New York Times: Lakuriqët e natës sollën koronavirusin e tmerrshëm

Para
New York Times: Lakuriqët e natës sollën koronavirusin e tmerrshëm

New York Times: Lakuriqët e natës sollën koronavirusin e tmerrshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.