15:47 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ku ma keni çuar vëllanë…” Jan Prenga nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë, pengu u mor në makinën që i vodhën një këngëtareje

16:07 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E rrëmbyen në mes të ditës dhe e vranë, flasin familjarët e 49-vjeçarit në Kamëz, tregojnë për konfliktet: Mbrëmë na thirri policia…

Jak Prenga, 49-vjeçari që u rrëmbye dhe u vra

Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë…Pengu u mor në makinën që i vodhën një këngëtareje

Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i i dyshuar për transportues droge, korrier. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije, se një grup kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.

Në një episod të mëparshëm ky grup ka futur në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.

Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga njëri prej vëllezërve Prenga. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri ka marë peng Jan Prengën, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.

Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, automjet i cili është vjedhur. Policia refuzon të jepë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina.

Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti.

Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë Shqiptare.

Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë “…ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë…”.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin Garden në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si paosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Jan Prenga është nxjerë i vdekur nga ambjentet e resortit Garden, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resorit, por trupi i tij ende nuk është gjetur./Shqiptarja.com

Etiketa: jan prengaku ma keni cuar vellane
Pas

Moderatorja shqiptare përlotet në studio nga historia e dhimbshme e 13-vjeçares (VIDEO)

Para

“Matematika e virusit”, gazetari: Gjendja e emergjencës nga momenti në moment, mund të preken 2 milionë njerëz

Para
“Matematika e virusit”, gazetari: Gjendja e emergjencës nga momenti në moment, mund të preken 2 milionë njerëz

“Matematika e virusit”, gazetari: Gjendja e emergjencës nga momenti në moment, mund të preken 2 milionë njerëz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

Mamurras: 38-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore

Pas kërkesës së Ramës, pezull zbatimi i aksionit për lirimin e hapësirave në Durrës

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Vlorë/I vuri zjarrin banesës së hallës për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari Enxo Kalemi

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.