01:14 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi ardhur në një univers ligjet e të cilit nuk i bëmë ne, por i gjetëm”, mesazhi i ndjerë i Dom Gjergjit pas tërmetit

07:54 | 29/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ja edhe 1 janari iku …” mesazhi i dom Gjergj Metës për ‘post’ Vitin e Ri: Po po! Nuk do të ndryshojë asgjë, derisa…

Që pas tërmetit të datës 26 nëntor, me mijera paslëkundje të fuqishmë janë ndjerë këto dy muaj, duke shkaktuar vazhdimisht frikë dhe panik te qytetarët.

Mbrëmjen e kaluar një tjetër tërmet i fuqishëm tronditi vendin, me magnitudë 4.8 ballë dhe thellësi 7 km,  me epiqendër 3 kilometër në veri të fshatit Bubq, duke rizgjuar sërish pasiguri tek banorët

Ndërkohë Dom Gjergj Nikolla duke ju referuar fatkeqsive natyrore sw fundmi edhe nw botw shkruan se “sado të mundohemi nuk mund ta rrokim plotësisht kuptimin e jetës e as të vdekjes. Na tejkalon pafundësisht. E në këtë rast ekzistenca, qoftë si jetë njerëzore e qoftë si materie, kthehet në një mister. Për mua ky mister ka një emër dhe është dashuria.”

Postimi i plotë

“Diku një virus, diku tërmete, diku luftëra, diku tjetër sëmundje. Janë gjëra që ndodhin qysh se njeriu ekziston madje edhe para se ai të ekzistonte. Do të vazhdojnë të ndodhin përsëri, ashtu sikurse do të vazhdojë të ketë njerëz që lindin, martohen, gëzojnë, ndërtojnë e arrijnë suksese. Kundërshtia është shoqja jonë e jetës.

E vërtetë se kur të dridhet toka nën këmbë ndjen frikë e ndjehesh i pasigurtë. Frika na banon e bashkëjeton me ne. Nuk e dimë si të reagojmë. Thjesht ndjejmë frikë. Frikë se nuk e dimë çka vjen më pas. Kur ndodh që të kem frikë, as unë nuk di të sillem shpesh.

Megjithatë jetojmë në një botë që nuk e krijuam ne, por na u dha. Kemi ardhur në një univers ligjet e të cilit nuk i bëmë ne, por i gjetëm. Nuk njohim shumë nga kjo botë, madje shumë pak, e nuk ka si të jetë ndryshe. Madje nuk njohim as vetë veten tonë.

Sado të mundohemi nuk mund ta rrokim plotësisht kuptimin e jetës e as të vdekjes. Na tejkalon pafundësisht. E në këtë rast ekzistenca, qoftë si jetë njerëzore e qoftë si materie, kthehet në një mister. Për mua ky mister ka një emër dhe është dashuria. Kjo dashuri vjen nga Zoti. Unë këtë dua të besoj dhe e besoj, madje i besohem Atij.

Nuk kam fjalë të tjera vetëm ato të psalmit 23: “Zoti është bariu im asgjë nuk më mungon…Edhe në kalofsha në luginën e hijes së vdekjes s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua…”

Natën e mirë miq! Nuk e di si do të ndjeheni sonte ju që keni provuar frikën nga lëkundjet. Nuk di çfarë tjetër të bëj veçse t’i lutem Zotit për ju të gjithë e të ndjej bashkë me ju.

+ dom Gjergji”

Pas

“Nuk ka asgjë, u shkund mbaroi, kaq!”, momenti kur tërmeti trondit studion e ‘Opinion’, ja reagimi i Blendi Fevziut (VIDEO)

Para

“Ka edhe pamje” Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama

Para
”Kam parë kryeministrat, ministrat, deputetët të derdhin lot krokodili mbi arkivolet e tyre, sa ishin gjallë ua nxinë jetën”, Artan Hoxha ‘shpërthen’ në 107-vjetorin e Policisë

“Ka edhe pamje” Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.