Një godinë katërkatëshe në afërsi të Gjirit të Lalzit, duket se ka ndjerë pasojat më të mëdha nga tërmeti i mbrëmjes së djeshm.
Siç shihet dhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Faxweb.al shihet qartë se si pasojë e lëkundjeve janë dëmtuar muret e ndërtesës që nuk dihet ende nëse ka qenë apo jo e banuar.
Tërmeti i mbrëmjes së djeshme sipas IGJEUM ishte me magnitdë 4.9 të shkallës Rihter, me epiqendër fshatin Bubq në Fushë Krujë.
Megjithëse tërmeti qe relativisht i fortë, fatmirësisht dëmet që kanë raportuar qytetarët kanë qenë të pakta, edhe pse një pjesë e mirë e banorëve të Durrësit dhe Tiranës braktisën shtëpitë si pasojë e panikut.