Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka vdekur dje pas një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit, pas shpërthimit të një bombe në banesën e të kërkuarit. I ndjeri kishte qenë edhe pjesëtar i UÇK-së.
Ndërkohë dy të tjerë kanë mbetur të lënduar dje rëndë pas një aksioni në shtëpinë e një personi të dyshuar për narkotikë dhe dhunë në familje.
Përveç policëve, i lënduar ka mbetur edhe djali 12 vjeç i të dyshuarit, i cili në shtëpinë e tij e kishte vendosur një bombë.
Deri tani raportohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë pasi që fatkeqësisht, ka mbetur i verbuar.
Indeksonline mëson se Artur Mrasori dyshohet se ka mbetur i verbuar, pasi u dërgua në QKUK.