10:30 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja 184 u dërgua sërish në Prokurorinë e Dibrës, reagon Alibeaj: SPAK në rrezik, po kthehet në shtojcë e PS

13:27 | 29/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”U largua si hajdut nga drejtoria e policisë”, PD akuzon Lleshajn: Ka pamje filmike se…

Partia Demokratike ka denoncuar sot SPAK se me vendimin për të mos hetuar Edi Ramën në dosjen 184 është duke u kthyer në një shtojcë të PS-së.

‘SPAK në rrezik për t’u kthyer shtojcë e PS. Me vendimin për të mos hetuar Edi Ramën në dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, Arben Kraja minoi besimin tek SPAK’, deklaroi gjatë një konference për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Deklaratë e ish-deputetit Enkelejd Alibeaj:

Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata.

Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.

Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.

Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik tek reforma në drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve në nivele të larta.

Duke mos lejuar SPAK-un të hetojë skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, duke mos lejuar të zbulohet zyrtarisht cili ishte roli i Edi Ramës, çfarë detyre i dha Damian Gjiknurit, sa para hodhën në fushatë për blerjen e votës dhe frikësimin e votuesve, cili është burimi i këtyre parave, cilat ishin grupet e drogës që përfshiu në zgjedhje Partia Socialiste, Arben Kraja ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Juridikisht, nuk ka asnjë dilemë që Arben Kraja mashtron për llogari të Edi Ramës, kur thotë se SPAK nuk ka kompetencë për të hetuar Edi Ramën. Prokuroria e Posaçme u ngrit për një qëllim të vetëm – të çojë para drejtësisë politikanët që shkelin ligjin.

Politikisht, Partia Demokratike shpreh keqardhjen që, për shkak të drejtuesit të saj, shërbëtor të Edi Ramës, SPAK-u ka marrë një goditje të rëndë në imazhin si organ i pavarur.

Shërbimi ndaj partisë në pushtet u paralajmërua prej nesh, që kur u zbulua se drejtuesi i SPAK kishte qenë një hetues i zellshëm i regjimit komunist deri në grahmat e tij të fundit. Prandaj ne i kërkuam atij dhe një anëtari tjetër të SPAK, që u kap në foto me Ulsi Manjën e Partisë Socialiste, të hiqnin dorë për të ruajtur integritetin e Prokurorisë së Posaçme.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej fillimit se ajo nuk do të paragjykojë punën e këtij organi, i cili është i vetmi nga organet e reja të drejtësisë që ne kemi votuar me garancinë e partnerëve tanë.

Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerjen e votave janë një nga testet e medha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët.

Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Etiketa: enkelejd alibeaj
Pas

Familja Hajri u përdor si ”dorashkë”/ Kush ishin 4 urdhëruesit e pengamarrjes së Jak Prengës, ‘zotërit’ e kokainës nga Ekuadori në BE

Para

E bija pozon seksi me fustanin e shkurtër, Sabiani e qorton publikisht

Para
E bija pozon seksi me fustanin e shkurtër, Sabiani e qorton publikisht

E bija pozon seksi me fustanin e shkurtër, Sabiani e qorton publikisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Nesër Konferenca e Pestë e ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

Operacioni antidrogë me 52 urdhër-arreste, SPAK konferencë të përbashkët me autoritetet italiane në orën 11:30

Policia italiane arreston 97 pjesëtarë të Draghettës, shumica të akuzuar për trafikim droge

Rama mesazh kandidatëve socialistë pas mbylljes së procesit zgjedhor: Nuk ka humbës, por fitues! Rezultati do të mbetet në historinë politike të vendit

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin në Angli, 23-vjeçari shqiptar shpallet fajtor (Emri)

Trajneri i ri te Milani, Igli Tare ka një emër të preferuar

Stadiumi kombëtar i dënuar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.