23:54 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plas keq sherri mes Hajdarit dhe Ramës, kryeministri i flet nga pas krahëve, Ruçi i tërheq ‘veshin’

12:59 | 30/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama replikon me Rudina Hajdarin: Falë marrëveshjes sime me Bashën ti je në Kuvend

Vijon të jetë shumë i nxehtë debati në Kuvend mes Edi Ramës dhe deputetes Rudina Hajdari, teksa kjo e fundit e ka ironizuar dukshëm kreun e qeverisë.

Gjithçka nisi me paralajmërimet e Ramës për ndërtimet paleje, ndërsa Hajdari iu përgjigj se po fliste njësoj sikur të vinte nga një planet tjetër, dhe sikur mos të kishte qenë asnjë ditë në pushtet.

Më tej Rama tha se deputetja nuk dinte të mbante një fjalim, dhe duhet të përmirësohej në këtë drejtim.

Por nuk vonoi as përgjigja ironike e Hajdarit, e cila tha se ndihej mirë që kryeministri po i përgjigjej, sa kohë që ai është mësuar të takojë vetëm njerëz të një rëndësie të madhe.

Pikërisht në momentet kur Hajdari po fliste për kushtet në spitale, kur tha se kishte blerë ngrohëse për pacientët, Rama po i ndërhynte nën zë nga pas kurrizit. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, që i kërkoi Ramës të mos ndërhynte.

“Faleminderit që na nderove me përgjigjen, se ti je lider global, dhe takohesh me njerëz të rëndësishëm. Është sforcim shumë i madh për ty se na mëson dhe si ti mbajmë fjalimet, na tregon edhe si të mendojmë e.

Zoti kryeministër se mbase edhe na keqkupton, se ti je mësuar vetëm me takime me zonjën Merkel, le të na gjykojnë shqiptarët nëse unë po them të vërtetën apo jo. Fola për spitalin, dhe pashë që nuk kishte rezistencë në spital, shkova dhe e bleva me lekët e mia, bleva dhe batanije për pacientët”, u shpreh Hajdari.

“Te raporti që the se jemi më të korruptuarit, është Shqipëria apo Maqedonia e Veriut më përpara, kjo do të thotë se kur mbytesh nga mllefi, urrejtja dhe padija, njerëzit nuk informohen dhe debati nuk bëhet me argumenta. Mënyra ime e të folurit nuk përmban as shpifje dhe as akuza, dhe as fjalor që e vë tjetrin në pozitën e fajtorit përpara drejtësisë”, deklaroi Rama.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: hajdari ramarama hajdari
Pas

Shtyhet miratimi i ligjit për paktën Anti-Shpifje, reagon për herë të parë Meta

Para

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Para
E vërteta mbi tërmetet/ Kjo është gjithçka që duhet të dini

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.