Deputetët e opozitës së re, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe nuk kanë lejuar që të marrë fjalën ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ka qenë deputeti Myslim Murrizi ai që ka bllokuar fillimisht foltoren, veprimi i të cilëve është ndjekur dhe nga kolegët e tjerë të tij.
Në një moment Murrizi dëgjohet të thojë: Tu fut mik Vasilikën që të flasësh në Parlament!
Përplasja ka nisur për shkak se drejtuesja e seancës Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendjen për përdorim të gjuhës jo etike duke e ndërprerë fjalën e Murrizit.
Punonjësit e gardës që kujdesen për sigurinë e Kuvendit janë afruar pranë foltores për t’i kërkuar atij që të lirojë foltoren pasi ishte radha e Ministres Etilda Gjonaj për të prezantuar nga foltorja e Kuvendit amnistinë për gratë burgosura.
Por kanë hasur në kundërshtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë të opozitës Halit Valteri dhe Ralf Gjoni. Pas kësaj ka pasur 5 minuta pushim dhe situata është kthyer në normalitet.
(E.K/Faxweb.al)