Pak ditë më parë u bë publike një padi e Ministrisë së Brendshme ndaj Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, i cili drejtohet nga Lealba Pelniku, e cila lidhej me një tende prej 30 milionë eurosh për uniformat e punonjësve të policisë. (lexo ketu lajmin mbi padine e MB)
Pelniku ishte pasditen e sotme në studion e lajmeve në Fax Neës, ku mes të tjerave tha se qeverisë i ka mbetur në dorë vetëm sistemi gjyqësor, duke qenë se i ka dështuar propaganda.
“Përpara se të zbres në terma konkretë, për padinë në fjalë, nuk mund të përjashtohet nga ngulmi i qeverisë për të kaluar paketën antishpifje në Kuvend. Është rritur numri i padive, dhe kjo qeveri e ka kuptuar se as propaganda në nivelet e partisë së punës nuk po i bën më efekt.
Detyra e opozitës është që të denoncojë keqqeverisjen, asokohe, kur kishte më pak se 3 vite që kishin marrë pushtetin, lancuan portalin transparenca.al, që funksionoi vetëm për disa muaj. Mjafton që të shohësh numrin e shqiptarëve që janë larguar, e kupton qeverisjen që i është bërë vendit’, u shpreh Pelniku.
Duke u ndalur në rastin konkret, Pelniku tha se për një tender me një vlerë të tillë prej 30 milionë eurosh qeveria duhet të kishte bërë një garë të hapur, dhe të kishte ftuar dhe operatorë ndërkombëtarë.
“Në rastin konkret, bëhej fjalë për tenderin e uniformavbe të policisë, që është bërë përherë nga Ministria e Brendshme, dhe procedura e ndjekur ka qenë e hapur. Çfarë u konstatua asokohe, për paracaktim të tenderit? Duke marrë parasysh vlerën e tij prej 30 milionë eurosh, duhet të kishte një procedurë të hapur ndërkombërtare, që të publikohej dhe në një gjuhë të huaj. Qeveria zgjodhi në mënyrë të paligjshme, në gjykimin tonë, që të kishte një garë të kufizuar.
Lidhur me vlerën është e kontestueshme fakti se pse kjo kontratë duhet të ishte 4 vjeçare, por e marrim të mirëqenë se vlera është ok! Pse nuk u bë garë ndërkombëtare për këtë tender? Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja e operatorëve rrit mundësinë që të ulen kostot, në përfitim të vetë Ministrisë.
Ministri i Brendshëm bën mirë që në vend që të angazhoj strukturat për këto padi, duhet të thojë a janë analizuar ankesat e operatorëve, dhe a është kjo në konflikt interesi me vetë institucionin që ai drejton. Për fat të keq imazhi i Ministrisë së Brendshme është prishur që në momentin që ka vendosur në krye persona që lejuan trafikimin e lëndëve narkotike, apo që kanë vëllezër të dënuar me vendime të formës së prerë”, tha Pelniku.
Ndërkohë drejtuesja e departamentit antikorrupsion foli dhe për kampusin e Universitetit që është dhënë me PPP nga qeveria e Tiranës, dhe që sipas saj është mjaft e dyshimtë sa kohë që nuk janë pyetur grupet e interesit.
Pelniku deklaroi se prishja e disa godinave në QS me pretendimin se ishin të dëmtuara nga tërmeti ngre shumë pikëpyetje lidhur me përfituesit e kësaj prone shtetërore, dhe se cila do të jenë kushtet e PPP, mes shtetit dhe privatit.
“Edhe fatkeqësitë natyrore janë përdorur nga qeveria për të dhënë toka me PPP. Nuk ka një shpjegim sesi këto godina u shpallën të pabanueshme, pasi ka një qendrim tjetër nga ekspertë privatë.
Nuk na rezulton që të jenë pyetur as pedagogët dhe as studentët lidhur me këtë vendimmarrje. Pra nuk janë pyetur grupet e interesit. Pse them që duhej të përfshiheshin grupet e interesit, duhet të përcaktohen detyrimet dhe të drejtat e secilës palë.
Duhet të pyeteshin grupet e interesit se në çfarë termash do të përfitojë privati, ku fillojnë dhe ku mbarojnë të drejtat e tij, dhe ku qendrojnë ato të Universiteteve, veçanërisht pasi këta të fundit kanë të drejtën e autonomisë”, përfundoi Pelniku.