Një tragjedi e rëndë ishte ajo që preku familjen e ish-basketbollistit Kobe Bryant, një legjend që theu rekorde në këtë sport, por që fatkeqësisht u nda nga jeta para kohe bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare pas një aksidenti ajror.
Kobe la pas bashkëshorten dhe tre vajzat, më e vogla 7 muajshe.
Dy ditë më parë në një postim në Instagram , bashkëshortja e tij Vanesa theu heshtjen teksa u shpreh se dhimbja ishte e papërshkrueshme dhe se tani familja e saj po përballet me një realitet të ri të cilin nuk di sesi do ta jetojë.
Ndërkohë sot ajo ka ndarë një foto prekëse, dy karrige bosh, me tufa lulesh, ku n to qëndrojnë bluzat me numrin 24 dhe 2. 24 ishte numri që Kobe mbajti në fanellën e tij ndërsa luante për Lakers, ndërsa numri 2, ishte fanella që vajza e tij mbante ndërsa luante për Mamba.
“Nuk ka 24 pa 2-ishin”, shkruan ajo.
Gigi ishte një talent në basketboll, dhe Kobe shprehej se nuk ishte i penduar që nuk kishte djem, pasi ajo i kishte trashëguar talentin dhe dukej se do ta zëvendësonte më së miri.
“Ajo që më ngushëllon është fakti që Kobe dhe Gigi e donin tmerrësisht njër-tjetrin”, shprehej në postimin e mëparshëm Vanesa.