09:39 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Britani pas Brexit? Avokati flet nga Londra: Ky do të jetë viti më i vështirë…

12:58 | 01/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Britani pas Brexit? Avokati flet nga Londra: Ky do të jetë viti më i vështirë…

Avokati Naim Hasani ka qenë sot në një lidhje me skype me televizionin Fax News, ku ka komentuar vendimin historik të Britanisë së Madhe për të dalë jashtë BE-së.

Sipas Hasanit, referendumi i vitit 2016, në të cilën u vendos me një shumicë të ngushtë për daljen nga BE, ishte një rast që e ndau shoqërinë britanike në dy skaje, që i polarizonin dhe më tej qytetarët.

Sipas avokatit shqiptar që jeton në Londër, edhe mbrëmjen e djeshme, kur ishte dhe afati i daljes përfundimtare, te shumë qytetarë britanikë u vërejt trishtimi për largimin nga blloku europian.

“Britania i dha lamtumirën Bashkimit Europian, ka qenë një moment i vështirë, Referendumi i vitit 2016 e polarizoi mjaft shoqërinë britanike. Njerëzit u ndanë në ata që e donin Britaninë e Madhe në BE, dhe ata që e donin jashtë saj, ndasitë kanë qenë tejet ekstreme. Ka qenë një moment jashtëzakonisht trishtues që pas 47 vitesh, Britania të dalë nga blloku më i madh ekonomik.

Nuk ka pasur një pjesëmarrje të madhe përpara Parlamentit, në festimet e daljes nga Brexit, ky ka qenë një vendim tejet historik.

Britania është një nga ekonomitë më të fuqishme të botës, është e pesta në renditjen botërore, dhe me apo pa BREXIT ecuria e saj ekonomike ka qenë e qendrueshme. Një nga arsyet se pse ata dolën nga BE është anëtarësimi në vitin 2004 të dhjetë shteteve, që u pasua me një valë shumë të madhe emigrantësh që mbërritën në Britani”, u shpreh Hasani.

Ndërkohë Hasani tha më tej se nuk do të ketë pasoja as për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Britani, ndërsa Brexit i vërtetë do të jetë ai që do të ndodh deri në fund të Dhjetorit të këtij viti.

“Mesa duket qytetarët e BE janë bindur se Britania mund të vazhdojë e vetme rrugëtimin e saj.

Nuk do të ketë asnjë ndryshim sa i takon qytetarëve europianë që gjenden në Britaninë e Madhe, Brexit nuk ka mbaruar, madje sot është fillimi i vërtetë i tij.

Pritet që të ketë negociata nga të gjitha anët, të cilat do të vazhdojnë deri në fund të vitit.

Qytetarët shqiptarë që janë me pasaportat e BE, dhe familjarët e tyre shqiptarë që janë me shtetësi shqiptare, dhe që kanë marrë leje qendrimi deri në 31 Dhjetor nuk do të kenë asnjë ndryshim. Unë i ftoj ata qytetarë që të aplikojnë për sistemin e qendrimit në Britani pas BREXIT.

Sa u takon shqiptarëve që janë me leje qendrimi, apo ilegalë në Britani çështja e BREXIT është sipërfaqësore, Johnson më parë kishte premtuar një amnisti ndaj tyre, por tashmë kjo është harruar.

Nëse në 31 Dhjetor nuk do të ketë marrëveshje, situata ndryshon, edhe pse BE dhe Britania kanë premtuar që të gjejnë një marrëveshje mes tyre”, tha Hasani, i cili shtoi se kjo nuk duhet të zbejë shpresat e shqiptarëve për të qenë pjesë e Unionit.

“Britania do të vijojë që të jetë një aleat i fortë i BE-së dhe do të mbështesë aspiratat europiane të vendit tonë. Duhet ta kuptojmë që Britania nuk është Shqipëria dhe mund të qendrojnë më vete, pasi ka burime të jashtëzakonshme ekonomike. Shqiptarëve nuk duhet tiu hiqen shpresat dhe dëshirat për tu integruar në BE”, tha më tej avokati.

 

Pas

“KÇK” nga të gjitha anët…

Para

Ia vodhën natën e tërmetit, zbulohet emri i këngëtares që ishte pronare e makinës ku u mbajt peng Jak Prenga

Para
Ç’dihet deri tani për çështjen Prenga/ Vendoset nën sekuestro resorti ‘’Golden’’, kërkohet lokalizimi i të vëllait në Britani (Ku dyshohet për trupin)

Ia vodhën natën e tërmetit, zbulohet emri i këngëtares që ishte pronare e makinës ku u mbajt peng Jak Prenga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.