Një efektive e policisë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi gjatë një kontrolli në makinën me të cilën po lëvizte karabinierët kanë gjetur kokainë.
Mediat italiane raportojnë se është arrestuar efektivja me iniciale F.Z, 29 vjeçe së bashku me një tjetër person që ishte në makinë me të.
Të dy posedonin 38 gramë kokainë të ndarë në 76 doza në letra alumini, të fshehura në makinën të cilën e kishin marrë me qira, së bashku me 1.430 euro.
Media italiane bën të ditur se gruaja kishte kartën si inspektore e Policisë Shqiptare.
Të dy u vunë në pranga për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin dhe u dërguan në stacionin e policisë, ku kaluan natën.
Të nesërmen, dolën para Gjykatës së Milanos, që cilësoi të ligjshëm arrestimet dhe la nën masën e arrestit shtëpiak 29-vjeçarin. Ndërsa për efektiven e policisë vendosi detyrim paraqitje.
(M.Q/Faxweb.al)