Londra është tronditur nga një tjetër sulm të cilin mediat britanike e konsiderojnë terrorist teksa mësohet se një person i armatosur me një thikë të madhe ka qëlluar disa persona duke i lënë të plagosur.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e situatës ndërsa është përballur për disa minuta me rezistencën e agresorit por që në fund e ka ekzekutuar.
Policia ka qëlluar mbi autorin duke e lënë të vdekur në vend dhe sipas autoriteteve angleze burri i vrarë, emri dhe shtetësia e të cilit nuk është bërë i ditur, kishte si synim që të vriste njerëz me anë të thikës që mbante në dorë.
Mediat angleze kanë publikuar edhe pamjet gjatë aksionit të policisë për të neutralizuar personin që kreu krimin teksa ky i fundit shihet i shtrirë në asfalt pa jetë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)