Faxëeb.al mëson detaje të reja nga Operacioni Forca e Ligjit, që pritet të nisë sot në të gjithë vendin, dhe synon vendosjen përpara drejtësisë së të fortëve, dhe sekuestrimin e pasurive që nuk justifikohen.
Burime bëjnë me dije se janë gati 250 subjekte që do të vendosen fillimisht nën hetim, ndërsa operacionet e para do të kryhen në qytetet kryesore të vendit, ku dhe influence e krimit do të jetë më e madhe.
SPAK kryen verifikim brenda 15 ditëve, dhe gjykata jep vendim po brenda një afati 15 ditor nëse konfiskohet prona apo jo, brenda 30 ditëve përfundon i gjithë procesi.
Hetimet do kryhen fillimisht për pasuritë e personave me rekorde kriminale qe dyshohet se pasurinë e kanë vënë nga aktiviteti në fushën e drograve dhe krimit të organizuar.
Në sitë do kalojnë edhe adoleshentë, të moshuar, kompanitë e ndërtimit, që nuk justifikojnë pasuritë e tyre. Të dyshuarit duhet të plotësojnë një formular për deklarimin e burimit të pasurisë brenda 48 orëve.
(E.K/Faxweb.al)