Një 29 vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Pogradec, për shkak se në gjendje të dehur ka dëmtuar xhamat e një lokali, dhe më pas kë kërcënuar pronarin e tij që të mos bënte kallëzim në Polici.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- L. M., 29 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr. 5, ky shtetas në gjendje të dehur, ka dëmtuar me sende të forta xhamin e lokalit të shtetasit A. B., 46 vjeç, duke kanosur këtë të fundit që të mos bënte kallëzim pranë organeve të rendit dhe më pas është larguar. Por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, ku u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin motor tip “Dayang”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.