03:52 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turqia vret dhjetëra ushtarë sirianë, Erdogan rusëve: Mos u përfshini!

12:11 | 03/02/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan në ndihmë të shqiptarëve pas tërmetit: Do të ndërtojmë 500 shtëpi për vëllezërit tanë

Turqia vrau dhjetëra trupa të regjimit sirian pasi katër ushtarë të saj humbën jetën nga shpërthimet e granatave në veriperëndim të Sirisë.

Informacionin e përcolli vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili i kërkoi dhe Rusisë që të mos ndërhynte në këtë pjesë.

“Të dhënat fillestare flasin për 30 deri në 35 sirianë të vrarë”, deklaroi kreu i shtetit turk. Erdogan i bëri thirrje Rusisë – aleates kryesore të Damaskut – që të mos përfshihet në këtë hakmarrje të trupave turke kundër atyre siriane.

“Dua t’iu them në veçanti autoriteteve ruse se problemi ynë këtu nuk jeni ju, por regjimi sirian. Mos na e zini rrugën”, shprehet Erdogan.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë kishte njoftuar se të paktën katër ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga “bombardimet intensive” të forcave qeveritare në provincën Idlib të Sirisë.

Forcat e qeverisë siriane, thotë REL, po përpiqen të rikthejnë nën kontroll Idlibin dhe disa pjesë të Alepos, që janë bastion i fundit i rebelëve anti-qeveritarë. Ushtarët turq ndërkohë kanë kohë që janë vendosur në disa zona të rebelëve për të monitoruar një armëpushim të mëparshëm.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011. Damasku e akuzon Ankaranë se minon sigurinë e saj, duke lejuar mijëra luftëtarë të huaj të hynë në Siri. Turqia, ndërkohë, që strehon mbi 3.5 milionë refugjatë sirianë, i druhet një fluksi tjetër refugjatësh nga vendi fqinj, si pasojë e dhunës së përtërirë në Idlib.

 

Pas

“Duam informacion urgjent për koronavirusin”, Manastirlliu i përgjigjet shqetësimit të Ballës: S’kemi asnjë rast në Shqipëri

Para

Albin Kurti shpalos programin e qeverisë së tij: Dëmshpërblim nga Serbia për krimet në Kosovë

Para
Albin Kurti shpalos programin e qeverisë së tij: Dëmshpërblim nga Serbia për krimet në Kosovë

Albin Kurti shpalos programin e qeverisë së tij: Dëmshpërblim nga Serbia për krimet në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.