Një video e pazakontë është publikuar pak minuta më parë në rrjetet sociale nga ish-kryeministri, Sali Berisha teksa një i moshuar sipas tij është futur me armë në krah brenda institucionit të Bashkisë së Kamzës.
Duke iu referuar mesazhit që ka bërë publik Berisha, qytetari shkruan se video është regjistruar mëngjesin e sotëm, ndërkohë që në pamjet duken njerëz të çuditur nga i moshuar që shëtit koridoreve të bashkisë me armën e gjahut në krah pa u shqetësuar aspak.
Statusi i plotë:
Degardim i plote i narkoshtetit!
Ne Bashkine e Narkomonistit Suli njerzit shetisin me arme gjahu sikur je ne pyll per derra te eger!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qyetetarit dixhital. sb
Kjo ka ndodhur sod ne mengjes ne oren 9 ne bashkin e kamzes shiko se si futen qytetaret pa pik problemi me arme ne mes te dites ne bashkin e rakip suli
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post