Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca është prononcuar mbrëmjen e sotme në lidhje me debatin për godinën e Teratrit Kombëtar ku edhe ka shprehur qëndrimin e tuij.
Ai ka thënë se është konsultuar si me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si me aktorët politik për këtë temë, duke argumentuar se nuk i takon të futet në punët e brendshme të qeverisë shqiptare.
“Padyshim e kam ndjekur, kam pasur takime me perfaqesues politike si dhe me aleancen per teatrin. Si ambasador me takon te shikoj te gjitha kendveshtrimet.
Padyshim ne e kemi dhene vendimin tone kur kemi kerkuar nje tender publik dhe te hapur nga qeveria shqiptare, ka qene ai qendrimi yne. Nese Europa Nostra e perzgjedh si vendndodhje te rrezikuar eshte nje tjeter pike.
Por ne nuk na takon te nderhyme ne punet e brendshme te qeverise shqiptare, nese zgjedh ta shembe apo ta rindertoje, ne kemi kerkuar nje tender publik dhe te hapur, konform me ligjet baze”, ka thënë Soreca.
(F.GJ/FAXWEB.AL)