U mbajt mbrëmjen e djeshme nata e parë e “Sanremos”, një festival prestigjioz italian ku në natën e tretë do prezantojë edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu.
Mbrëmjen e djeshme ka performuar një nga këngëtarët më të njohur italian, Tiziano Ferro me këngën “Almeno tu nell’ universo”.
Për shkak të emocioneve, Tiziano stonoi gjatë performancës dhe shpërtheu në lot.
“Shkatërrova gjithçka”, i tha këngëtari prezantuesit Amadeus, i cili ia ktheu duke thënë se Tiziano ka një zemër të madhe.
“Kam shumë vite që e njoh Tizianon, dhe është një këngëtar që ka një zemër të madhe”, u shpreh Amadeus.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=YTXhocAQqBI&feature=emb_title
Discussion about this post