Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka humbur të atin e saj. Lajmin e ka dhënë vetë Gjosha në rrjetet sociale, ku shprehet se babai i saj ka qenë modeli më i mirë që ajo ka marrë në jetë.
“Dua te te kujtoj keshtu sic je ketu, ne diten me te lumtur te jetes tende. Sot fatkeqësisht ti ke bere eklips ne zemren time. Per mua koha ka ndalur dhe shpirti eshte vrare aq shume sa nuk di se si do arrij te sherohet.
Ti je heroi im, modeli me i mire qe une mora ne jete. Jam krenare per ty babi im. Zot sa me mungon, edhe pse ke vetem pak ore qe je ndare nga kjo jete”, shkruan Gjosha, teksa ndan një foto nga një prej gëzimeve të familjes së saj.
Dhe në intervista të mëhershme që ka dhënë me familjen, Gjosha është shprehur se një nga personat me të cilit ajo konsultohet më shumë për zgjedhjet e saj, ishte pikërisht i ati.
Ngushëllimet e miqve për këtë humbje të parakohshme të familjes Gjosha kanë qenë të shumta.