Një aksident ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës dhe nga burimet mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë.
“Më datë 05.02.2020, rreth orës 17:00, tek vendi i quajtur mbikalimi i Shkozetit, shtetasi A.B., duke drejtuar mjetin tip “Man” kamion, ka aksidentuar një këmbësor rreth 50 vjeç, i gjinise mashkull , akoma i pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kënetës ndërsa të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit.”- njofton policia.