Si pasojë e motit të keq që ka goditur Italinë, dy tragete plot me pasagjerë shqiptare nuk po imbarkohen dot në Portin e Barit.
AF Franceska është nisur në datë 04.02.20 rreth orës 23:30 nga Durrësi. Koha e mbërritjes në Bari 08:00, por për shkak te motit të keq porti i Barit është mbyllur për arsye sigurie sipas rregullores së tyre portuale. Po të njëjtin problem ka edhe dhe anija e pasagjerëve RIGEL II.
Po ashtu janë pezulluar përkohësisht lundrimet drejt Portit të Barit. Autoriteti Portual Durrës, bën me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme, pezullojnë lundrimin nga Porti i Durrësit.
Konkretisht është pezulluar trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari dhe trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të lundrimeve drejt Portit të Barit
Si pasojë e mbylljes së përkohshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti.
Konkretisht:
Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;
Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari;
parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anuluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit
Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.
Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë Port paraqitet më e qetë.
⚓Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit.