Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen ne sotme në Durrës ku si pasojë e përplasjes me njëra-tjetrën të dy makinave kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që çojnë në zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave të plagosur. Gjatë orëve pasdites një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë mbuikalimit të Shkozetit ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)