Faxweb.al ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku si pasojë e përplasjes së dy grupeve rivale, mbeti e plagosur me armë zjarri një kalimtare e rastit.
Liliana Jeremia, mbeti e plagosur lehtë ndërsa ka qenë duke kaluar në pedonalen Kole Idromeno të Shkodrës, rreth orës 20 e 30 të mbrëmjes.
Burime bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur mes dy grupeve me 5 persona, njëri prej të cilëve ka qenë ulur në stolat e pedonales, ndërkohë që grupi tjetër ka ardhur nga rruga Françeskane.
Sapo kanë ndeshur në praninë e njëri tjetrin këto grupe kanë qëlluar me pistoleta, duke plagosur 35 vjeçaren Jeremia, e cila ishte duke konsumuar kafe me të motrën e saj dhe dy kunetërit.
Të katër personat që nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, janë gjetur mes dy zjarreve, duke plagosur njërën prej tyre, e që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jerën në spital.
Nga ana tjetër njëri nga kunetërit ka shpëtuar mrekullisht, plumbi i ka përshkuar pantallonat në pjesën e këmbëve. E plagosura së bashku me motrën dhe dy kunetërit ka qenë në spitalin e Shkodreës për të vizituar vjehrrën e cila ndodhet e shtruar në spital, ndërsa motra e saj ka të shtruar në spital njërin nga fëmijet.
Ato së bashku me dy kunetërit kanë dalë për të blerë disa ilaçe për vjehrrën dhe fëmijën, ndërsa janë ndaluar që të konsumojnë njeë kafe.
Nga përplasja me armë është dëmtuar edhe një mjet tip bmë i cili ndodhej i parkuar në pedonale, ku pronari i së cilës në ato momente ndodhej në palester e cila ndodhet në zonë.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes policia ka gjetur 10 geëzhoja dhe gjurmët e gjakut të 35 vjeçares. Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e disa bizneseve nga kamerat e sigurisë, ndërsa pritet që të bëhet zbardhja e plotë e ngjarjes.
Policia ka marrë në pyetje të plagosurën dhe kunetërit e saj, si dhe pronarin e makinës së dëmtuar, por derimë tani nuk ka asnjë të shoqëruar për ngjarjen.
Dëshmitarët thonë se kanë parë të paktën 5 të rinj, që kanë qëlluar në drejtim të njëri tjetrit, por e kanë pasur të pamundur identifikimin e tyre, për shkak se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt.
Vetëm kamerat e sigurisë mund të hedhin dritë mbi identitetin e këtyre personave, që jo vetëm terrorizuan Shkodrën, por lanë dhe të plagosur një të pafajshme.
(E.K/Faxweb.al)