RENEA dhe FNSH kanë kryer një aksion gjatë natës në zonën e Lezhës, ku kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në lidhje me pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.
Nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar, ndërkohë që në pranga për këtë rast derimë tani janë vënë 6 persona, duke përfshirë dhe një anëtar të familjes Doci në Shkodër, i cili u vetëdorëzua gjatë ditës së djeshme.
Trupi i Prengës nuk është gjetur ende, pavarësisht se vijojnë kërkimet prej të paktën 10 ditësh.
Një nga qytetet ku po kërkohet është pikërisht dhe Lezha, pasi policia ka dyshime se mund të ketë persona të përfshirë edhe nga ky qytet.