18:12 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, jo më te Meta. Nis shqyrtimi në Kuvend, deputeti Hyseni: U përpoqën të na bllokonin

10:54 | 06/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, jo më te Meta. Nis shqyrtimi në Kuvend, deputeti Hyseni: U përpoqën të na bllokonin

Komisioni i Ligjeve ka marrë në shqyrtim ndryshimet ligjore në ligjin për Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të propozuara nga qeveria, ku Presidentit të Republikës i vendosen afate kohore për thirrjen për betim të anëtarëve të zgjedhur të kësaj gjykate.

Sipas këtyre ndryshimeve përcaktohet se nëse, Presidenti i Republikës nuk thërret brenda 10 ditëve për betim anëtarin e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, atij i lind e drejta të betohet me shkrim dikur tjetër dhe tia përcjellë institucionit të Kreut të Shtetit.

Gjatë diskutimi në komision, deputeti i Partisë socialiste, Alket Hyseni është shprehur se ligji ‘Për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’ ka nevojë për ndryshime, duke iu referuar përplasjes mes Kuvendit dhe Presidencës për emërimin e Arta Vorpsit.

“Institucione te caktuara u përpoqën ta pengojnë këtë betim, ceremoni formale. Mendojmë që duhet futur mekanizmi zhbllokues. Asnjë nga institucionet, nuk mund të bllokojë betimin. Prandaj lind nevoja për mekanizëm zhbllokues. Kjo në kushtet kur reforma kërkon kohe për implementim të plotë. Kjo është ndërhyrje parimore ne kushtetutë”, u shpreh Hyseni.

Gjithashtu dhe për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ku si ‘mekanizem zhbllokues’ është menduar betimi i tyre para Keshillit të larte Gjyqësor.

Nga juristë dhe ekspertë të fushës së ligjit kjo lëvizje e maxhorancës u cilësua si një shmangie të kompetencave të presidentit të Republikës, të cilit Kushtetuta i njeh atributin për të thirrur në betim anëtarët e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja formë për të marrë zyrtarisht detyrën.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë kalon këtë draft të propozuar nga Këshilli i Ministrave, atëherë Presidencës nuk i mbetet veçse të pranojë postën e mbërritur nga gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji në shqyrtim:

“Për disa shtesa në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”, të ndryshuar”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Neni 2

Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Pas

“Dalin edhe në google lidhjet e tij me personazhe të krimit”, s’ka qetësi për Adnan Kosovën, i mungojnë burime për shuma të mëdha parash

Para

“Komisioni do që ta ketë mirë me të gjithë, Franca e mori atë që donte dhe tani…”, a ka realisht shpresa për negociatat e Shqipërisë?

Para
“Komisioni do që ta ketë mirë me të gjithë, Franca e mori atë që donte dhe tani…”, a ka realisht shpresa për negociatat e Shqipërisë?

"Komisioni do që ta ketë mirë me të gjithë, Franca e mori atë që donte dhe tani…", a ka realisht shpresa për negociatat e Shqipërisë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbërritja e Putinit në Bjellorusi në një vizitë dyditore

Zjarr në automjetin e një shtetasi malazez në aksin Cërrik-Belsh, shkaktohen dëme materiale

Netanyahu urdhëron pezullimin e ndihmave për Gazën: Frikë se po bien në duart e Hamasit

Elbasan/ Kapet 22-vjeçari me lëndë narkotike Cannabis Sativa, referohet në Prokurori

Sulmi amerikan në centralin bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e goditjes

Netanyahu kërkon një shtyrje dyjavore në gjyqin për akuzat e korrupsionit

Zjarr në një magazinë në Ulqin, përfshihet objekti i kompanisë “Agris”

Ambasadori britanik Abbott: Reformat zgjedhore duhet të garantojnë një fushë të barabartë për të gjithë

Astronauti indian Subhanshu Shukla mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Rusia i bën thirrje Iranit të mos shkëpusë lidhjet me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.