23:31 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Spaho i përgjigjet Ballës: Edi Rama të urdhërojë hetimin e Saimir Tahirit dhe Ermal Hoxhës

13:45 | 06/02/2020
në Te Gjitha
0
Edmond Spaho reagon ndaj sjelljes së policisë në Elbasan: I vetmi shqetësim i Ramës është kur i preket Rroshi, Tahiri dhe Xhafa

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës në lidhje me operacionin Forca e Ligjit, duke shprehur kundërakuza ndaj qeverisë e cuiola sipas tij është e lidhur dhe qeveris me krimin.

Spaho tha se nuk i konfiskojnë dot pasurinë Ermal Hoxhës, që sipas tij është mik i Olsi Ramës ndërsa ka përmendur edhe Lulzim Berishën për lirimin e të cilit tha demokrati, ka dhënë garanci ish-kryebashkiaku, Vangjush Doku.

“Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla kanë nisur një strategji të dështuar për të na identifikuar ne me krimin, kur ata vetë ndajnë para dhe pushtet me krimin.

Ne nuk jemi njësoj me Edi Ramën. Ne nuk padisim në gjykatë asnjë ligj kundër krimit të organizuar, siç bëri Edi Rama në vitin 2009 me Ligjin Antimafia. Me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonin të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.

Gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut.

Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Ky është shqetësimi i vetëm i Partisë Demokratike, i opozitës dhe i shumicës së shqiptarëve, që nuk beson se banda që është sot në qeveri do të luftojë banditët që ka liruar nga burgjet dhe aq më pak t’u marrë pasuritë e tyre.

Shqiptarët nuk besojnë se Taulant Balla psh do të luftojë pasurinë e mikut të vet trafikant droge, Edmond Bego. Apo Edi Rama të urdhërojë hetimin e pasurisë së Saimir Tahirit apo Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Ndodh mrekullia në familjen Mihali/ Bëhen me vajzë 3 vite pas vdekjes së djalit të vetëm

Para

Shkarkimi nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj padit Kuvendin

Para
“Mos kritiko qeverinë e Lali Erin, se të heqim nga puna”, Malaj nxjerr SMS-të paralajmëruese nga kupola e PS-së

Shkarkimi nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj padit Kuvendin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.