18:57 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U njoftua si ‘super-aksion’ kundër bixhozit, policia sekuestron vetëm 5 mijë lekë të vjetra (FOTO)

21:04 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U njoftua si ‘super-aksion’ kundër bixhozit, policia sekuestron vetëm 5 mijë lekë të vjetra (FOTO)

Policia e Shtetit raportoi se kishte kapur në kushtet e flagrancës 6 persona duke luajtur poker dhe letra me bast, ndërsa kishte arrestuar pronarin e një lokali në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Policisë, në cilësinë provës materiale ishin sekuestruar letra pokeri dhe sasi parash, ndërsa për këto të fundit ka është zbuluar një detaj qesharak.

 Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe një nga të proceduarit nga Policia, që ndodhej në lokal duke treguar edhe versionin e tij të ngjarjes.

Qytetari mohon akuzat e policisë, duke u shprehur se në momentin që erdhi policia, mbi tavolinë ndodhej kusuri i birrave që kishte lënë kamarieri.

Ai thotë se ishin duke luajtur murlan me birra dhe se kjo gjë ndodh çdo ditë në lokal.

Më tutje, denoncuesi thekson se policia nuk ka nxjerrë asnjë foto të materialeve të sekuestruara. Në në njoftimin zyrtar thuhet se janë sekuestruar letra pokeri dhe një sasi parash, por policia nuk ka publikuar asnjë foto nga operacioni, gjë e cila ngre dyshime. Ai thotë se të katër personat që po luanin nuk kishin më shumë se 22 mijë lekë të vjetra në total.

Së fundmi JOQ Albania ka zbuluar edhe procesverbalin e sekuestrimit të parave që ndodheshin në lokal. Turp ta thuash, por policia ka sekuestruar vetëm një monedhë 500 lekëshe. Mesa duket ky quhet aksion i fuqishëm kundër bixhozit sipas policisë.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë . Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, njoftoi Policia.

Pas

Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person

Para

Plagosja me armë në Durrës, shënjestra një 42-vjeçar (EMRI)

Para
Blindohet Kukësi dhe Gjirokastra, dhjetra forca policie kontrolle në terren. 17 makina të sekuestruara deri tani (FOTOT)

Plagosja me armë në Durrës, shënjestra një 42-vjeçar (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vdes në vendin e punës në Itali 21-vjeçari nga Kosova

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Tensionet në rritje me Moskën, vendi i NATO-s ‘blindon’ pikën kufitare me Rusinë

Netanyahu reagon pas VIDEOS së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Mizori pa kufij

Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.