Ish-banori i Big Brother 7, Valer Kolnikaj, duket se do të “tradhtojë” Malësinë, pasi pas 7 viteve punë si doktor e drejtor, do të nisë një punë të re.
I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Valer Kolnikaj tha se tashmë e pret një vend i ri pune.
Pas banorëve të qendrës shëndetësore ku punon prej vitesh, Valeri tanimë do të punojë si doktor në burg.
Ai u shpreh i entuziazmuar për punën e re e madje tha se kishte shkuar një herë në burg për të parë situatën dhe nga dy orë që i ishte kërkuar të qëndronte, ndenji 5 orë të plota.
Valer Kolnikaj tashmë do të nisë punën e re pasi mbaroi edhe angazhimi i tij me “Dancing with me”, për të cilën tha se fituesi ishte përcaktuar.