Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit vijojnë aksionet e policisë për ndalimin dhe kontrollimin e mjeteve për të bërë verifikimin lidhur me faturat me të cilat janë blerë ndërsa në epoqëndër të vëmendjes janë mjetet luksoze.
Mësohet se në durrës dhe shijak janë bllokuar të paktën 6 autiomjete të blindara ndaj të cilave po bëhen të gjitha verifikimet, ndërsa në to përfshihet edhe numri i shasisë.
Policia nuk i ka bërë të ditur emrat e pronarëve të mjeteve ndërsa në vijim pritet të ketë më tepër informacion.
Opracioni Forca e Ligjit ka vijuar sërish aksionin ndaj të ‘fortëve’ që nuk justifikojnë pasurinë, duke dërguar formularë për vetëdeklarimin e pasurisë.
Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënesja e OFL-së, njoftoi gjatë paradites se u është dërguar formularë për deklarimin e pasurisë Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukalit.
Më pak se një orë nga koha kur OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë, Emiljano Shullazi ka reaguar përmes avokatit të tij Vladimir Meçe, i cili shprehet se klienti i tij ka në pronësi vetëm një banesë, dhe një pjesë të ish-Hotel Vollgës, e cila është ende në proces gjyqësor.
Meçe shprehet se OFL, përpara se të kërkonte deklarimin e pasurisë së Shullazit, do të bënte mirë që të kryente disa verifikime elementare , në mënyrë që të mos ushqente kot zhurmë mediatike.
Megjithatë thotë Meçe, Shullazi nuk ka asgjë për të fshehur dhe për këtë shkak do ta plotësojë formularin e OFL-së Brenda afatit kohor të cilin e parashikon ligji.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post