Ish-zv kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar dje në media, se policia e Kosovës i ka huazuar një sasi gazi lotsjellës, e cila u përdor për shtypjen e protestave të opozitës vitin e kaluar.
Pacolli deklaron se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit të tij nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër.
Më tej në reagimin e tij Pacolli thekson se ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Megjithatë në vendimi e publikuar nga Insajderi, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka vendosur që t’i huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë, duhej edhe “vula” e Behxhet Pacollit, i cili është njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa.
Reagimi i plotë i Behxhet Pacollit
Kam ndjekur diskutimet për çështjen e transferimit të gazit lotësjellës nga Policia e Kosovës në Shqipëri.
Njerëzit me qëllim të keq kanë lakuar emrin tim në këtë çështje dhe dua ta bëj të qartë një gjë.
Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit tim nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër.
Ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun gabimisht kanë zgjedhur një çështje që është e rreme si teme.
Çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotësjellës në Shqipëri ndërsa isha ministër është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv. Është e qartë se një keqinformim i tillë motivohet nga dikush që dëshiron të çoroditet politikisht dhe synon vetëm ta dëmtojë emrin tim.
Të gjithë ata që kanë diçka të ndajnë provat ose të mos shpifin. Unë do të kërkoj marrjen e masave ligjore kundër të gjithë atyre që gënjejnë, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre publike.