13:44 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Amerikanëve u duket vetja si Papa në Argjentinë”, fjalimi i Ramës “shkrin” së qeshuri ambasadoren Yuri Kim

18:33 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Amerikanëve u duket vetja si Papa në Argjentinë”, fjalimi i Ramës “shkrin” së qeshuri ambasadoren Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Tiranë, tek pallati i Brigadave, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ndërkohë që të ftuar ishin edhe diplomatë të huaj, mes tyre dhe ambsadorja Amerikane Yuri Kim dhe ambsadori i BE-së Luigi Soreca.

Megjithëse ka një largim gjithnjë e në rritje të të rinjve nga vendi, Rama nuk hezitoi të përsëriste faktin se ambasadorët e huaj kanë shumë dëshirë të vijnë në Tiranë, ndërkohë që sipas tij, ka edhe nga ato që kanë dashur të rikthehen.

Duke u paraprirë, kritikave për faktin se rinia po largohet nga vendi, Rama u shpreh se amerikanët ndihen këtu si Papa kur shkon në Argjentinë dhe se ato që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni.

Nga ana tjetër Ambasadorja amerikane u filmua teksa qeshte nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që herë pas here mimika e saj shprehte habi nga “rrëfimet” kreut të qeverisë, teksa fliste me superlativa për qytetin që e drejtoi për 12 vjet.

“Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për Ambasadorin e BE-së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë Evropiane, që më tha:

Ça ndodh me Shqipërinë? Se kuptova pyetjen? Tha kemi disa vende për ambasadorë dhe kemi hapur aplikimet. Për vende e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime. Për vendin në Tiranë janë 41 aplikantë. Ça është ai vend dhe pse duan të vijnë në Tiranë?

Dhe përveç kësaj – më tha – ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë, ose që janë në pozicione shumë të larta në ambasada të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të rikthehen në Tiranë.

Po kush janë? – i thash.

Nuk të them dot – më tha.

Dhe mora vesh njërin prej tyre që e njihja. Ishte sekretar në një nga ambasadat më të mëdha të botës. Dhe i nisa një email: ‘Është e vërtetë që ke aplikuar të kthehesh në Tiranë?’

Më shkruajti: ‘Po është e vërtetë, sepse pasi ke qenë në Tiranë, nuk ka kontinent që ta mbush syrin.’

E marr me mend se çfarë mund të jenë në këtë moment duke menduar dhe në cilat faqe të librit të shpisë janë duke më sharë, ata që po me ndjekin dhe thonë çdo ditë e çdo natë që këtu është ferr, këtu nuk jetohet, të mbyt betoni. Por e vërteta është që ky është një qytet që unë e kam provuar që në sytë e atyre që vijnë është një vend që duan të kthehen. Mase këta që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni. Ata që vijnë nga Amerika ndihen të lumtur sepse ndihen njësoj si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët që vijnë mendojnë që vijnë në mes të Europës dhe papritur gjejnë gjëra që Evropa nuk i ka dhe ndihen si në vendin e tyre.”- u shpreh Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramaqeshurYuri Kim
Pas

VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alaromojnë policinë dhe ambulancën, mjekët e maskuar afrohen me frikë

Para

Foto më e bukur e ditës: Arbana dhe Xhemi pozojnë së bashku me djemtë e tyre

Para
Arbana Osmani shtatzënë? Xhemi i zbulon të vërtetën pas fotos me barkun e fryrë

Foto më e bukur e ditës: Arbana dhe Xhemi pozojnë së bashku me djemtë e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

Irani: Raundi i pestë i bisedimeve me SHBA-në është më profesionali deri tani

Rrjeti i falsifikimeve bie në rrjetë: 4 laboratorë, dhjetëra vula dhe 50 mijë euro të kapura

Shtëpi bari në Australi? Reagon aktori Elvis Pupa: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina…

Qëlloi mjeken, përplasi automjetet e policisë dhe terrorizoi kryeqytetin, arrestohet 42-vjeçari Enis Vrapi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.