Gazetari Aulon Kalaj ishte i ftuar në Fax News ku gjatë bisedës me gazetareb Xhilda Kondi foli për problemet me të cilat po përballen banorët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar ose shembur nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa tha se janë në mëshirë të fatit.
Kalaja argumentoi se qeveria e ka larguar vëmendjen prej tyre duke e shpërngulur tek KÇK dhe OFL ndërsa për qevrinë, tha ai, tërmeti është çështje e mbyllur.
“Banorët janë në dorë të Zotit, mirë që nuk ka pasur reshje shiu, ata luten të mos preken më nga tragjedi të tilla. Për qeverinë çështja e tërmetit kam përshtypjen se është një çështje e mbyllur. Po merren me KÇK dhe OFL, ndoshta po mos të kishte nxjerr OFL-në, Rama do të kishte dalë edhe lakuriq për të tërhequr vëmendjen”.
Kalaja ka folur edhe vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Shqipëri dhe takimit të tij me homologun edi Rama. Gazetari tha se Rama u mërzit kur Kurti I përmendi makro-shengenin shqiptar.
“Albin Kurti i dalë mes 100 hallesh për të marrë detyrën e kryeministrit, përfaqëson një qeveri të brishtë në pamje të parë, por shpresoj të mos jetë sa për të bërë rrokadën e radhës. Nëse do të jetë një dështim, ky do të mbahej mend si më i madhi në historinë e Kosovës sepse njerëzit i dhanë besimin.
Vizita në Shqipëri nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Shqipërinë do të ishte vendi i parë. Qëndrimi që mbajti për minishengenin e kemi thënë kohë më parë, Rama u mërzit sot kur Kurti foli për makro-shengenin shqiptar, ndërsa Rama fye mikëpritjen që shqiptari ka ndaj shqiptarit në shtëpinë e tij. Në kohën kur Albin Kurti i mëshon çështjes shqiptare, bëhet fjalë për kufijtë e etnegjenezës shqiptare, bisha e Ramës ngrihet në këmbë dhe a thua se nuk takoi Kurtin por daçiçin dhe Vuçiçin, që sot e kësaj dite mohojnë masakrat në Kosovë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)