23:42 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pajtimi përcaktohet në Prishtinë”, Çollaku: PD do t’i japë fund përplasjes, ka tentativa për krijimin e një federate ballkanike

16:56 | 12/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pajtimi përcaktohet në Prishtinë”, Çollaku: PD do t’i japë fund përplasjes, ka tentativa për krijimin e një federate ballkanike

Shefi i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend dhe Rajon.

Çollaku tha se mes Kosovës dhe Shqipërisë ka një përplasje që nuk fshihet më ndërsa përgjegjës të saj ai ka etiketuar kryeministrin Edi Rama.

Çollaku tha se kjo përplasje do të marrë fund me ikjen e Ramës nga posti i kryeministrit, ndërsa është zotuar se Partia Demokratike me ardhjen në pushtet do të bëjë çdo përpjekje për të mbështetur Kosovën në çdo hap.

Ai tha se është përgjegjësi dhe e drejtë e Prishtinës zyrtare për të vendosur mbi pajtimin dhe marrëveshjet me Beogradin.

“Përplasje e tillë mes Ramës dhe Kurtit në një konferencë është shenjë e qartë e një hendeku  të madh mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Nuk është një gjë e re, por kishte një ripërsëritje, Rama para Vuçiç fyente, tallte politikanët e Kosovës, u arrit në pikën ekstrememe të një padie të Ramës kundër Haradinajt. Kjo ngjarje tregon se thelbi i konfliktit në këtë marrëdhënie është Edi Rama me gjithë përpjekjen e Albin Kurtit për të qenë i ftohtë. Përplasja e propozimeve është e qartë, për Albin Kurtin prioritet mbetet Shqipëria, pse jo bashkimi i shqiptarëve, ndërsa ndryshe mendon Rama që është një tezë totalisht anti-shqiptare, si politikan është totalisht një sjellje e vartësisë nga Beogradi.

Tani nuk jemi më në vazhdën e keqkuptimit për të thënë më pas se nuk dija gjë. Ky projekt është asgjë më tepër se rikthimi i Jugosllavisë së re. Kjo situatë më gjithë kujdesin për ta zbutur nuk ka gjasa të shërohet. Qëndrimi i PD është i qartë, qeverisja e Lulzim Bashës do të ndërpresë këtë përplasje, do mbështesë çdo përpjekje të Kosovës për pajtimin që përcaktohet në Prishtinë dhe vendosen nga ajo. Kursi i përplasjes Tiranë-Prishtinë do të mbarojë me daljen nga zyra e kryeministrit e Ramës.

Të gjitha ato që thotë Rama si përfitime me minishengenin janë të realizuara sot, shumica e vendeve të Ballkanit lëvizin me karta identiteti. Nuk kuptoj çfarë shtesash ka. Ky padyshim është një hap për të shkuar drejt një federate ballkanike. Ishte një konfederatë e Jogosllavisë por u heq. Pavarësisht se e shesin si minishengen, është tentativë e re për krijimin e konfederatës Jugosllave”, tha Çollaku.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Aksident masiv në Vlorë, dyshohet për 5 të plagosur

Para

VIDEO/ Aksidenti në Vlorë, përplasen 3 makina, plagosen 5 persona

Para
VIDEO/ Aksidenti në Vlorë, përplasen 3 makina, plagosen 5 persona

VIDEO/ Aksidenti në Vlorë, përplasen 3 makina, plagosen 5 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.