Zbardhet përplasja me armë e ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Të dhënat nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja nuk ka qenë një konflikt i çastit por dy të rinjtë të cilët janë shpallur ne kërkim nga policia pasi i kanë ngritur pritë 32 vjeçarit Taulant Ahmeti.
Burimet flasin për një tentative të mirëfilltë vrasje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti pasi këtij te fundit i është bërë pritë dhe sapo ka zbritur nga automjeti në drejtim të tij i armatosur ka shkuar shtetasi Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç.
Taulant Ahmeti ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëherë Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyrë dhe Hygert Muçaj i cili ka qëlluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Agresoret pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet madje i është përgjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka parë armën, Ustbeqiri ka gjuajtur tre herë por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre Benz fouristrad ML me targa AA 250 VH.
Policia pas identifikimit, akoma është në kërkim të tyre ndërsa ne polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe është lënë i lirë. Ai ka refuzuar të flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikojë personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze.
Ngjarja e regjistruar një ditë më parë në qendër të Shkodrës, pason atë të pak ditëve më parë në rrugën Kolë Idromeno, ku armët janë kthyer në modë në Shkodër, ndërkohë që pasiguria sa vjen dhe rritet.