Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentitn e djeshëm në Bulevardin “Gjergj Fishta” ku u raportua se Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 63-vjeçare, dhe pas kësaj ishte larguar nga vendi I ngjarjes.
Sipas Policisë, 33-vjeçarja Bejleri është shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe në këtë kuadër ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të saj.
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, shkruhet ndër të tjera në reagim.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ditën e djeshme moderatorja Ilda Bejleri është përfshirë në një aksident, të cilin si fillim refuzoi ta pranojë, dhe më pas u mjaftua duke thënë se një grua ishte përplasur me makinën e saj, dhe ajo nuk ndihej aspak fajtore për atë që ndodhi.
Ajo thuhet se ka përplasur me makinë një 64-vjeçare dhe pas ngjarjes nuk ka ndaluar ta shohë, e megjithatë policia pati një reagim shumë të vonë për rastin, duke thënë se gruaja ndodhej në spital, ndërkohë që nuk ishte bërë dot e mundur identifikimi i mjetit.
Në një intervistë për Fax News, Enriketa Gjuzi, deklaroi se të gjitha makint ndaluan, ndërkohë që x5 e moderatores e përplasi duke lënë në rrugë.
Ajo deklaroi se moderatorja reagoi si arrogante, ndërkohë që shtoi se pasi e hodhi tutje në tokë, i tha se nuk shihte tek cepi i makinës (Laxo lajmin).
(F.GJ/FAXWEB.AL)