22:20 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gripi përhapet shpejt në Shqipëri/ Vendi shënohet me të kuqe në hartën e epidemisë në Evropë

15:19 | 13/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gripi përhapet shpejt në Shqipëri/ Vendi shënohet me të kuqe në hartën e epidemisë në Evropë

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të përhapjes së virusive të gripit në Evropë.

Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë sikundër dhe tre shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu. Institucionet tona shëndetësore kanë raportuar se virusi A me dy nëntipet e tij Ah1N1 dhe Ah3N2 dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi. Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore.

Por ndryshe nga Greqia ku raportohen të kenë humbur jetën 38 persona, në Shqipëri autoritetet raportojnë vetëm dy humbje jete, dy gra  mbi 60 të cilat janë konfirmuar se ishin me sëmundje kronike dhe ishin prekur edhe nga virusi i gripit. Këto në javën e tretë të muajit të janarit. Në javën e parë të muajit shkurt ka pasur 139  raste me sëmundje tepër të rëndë respiratore akute.

Por numri i të prekurve me grip mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjithe shkojnë te mjeku kur janë me grip. Gjithsesi ekspertë të Shëndetësisë vlerësojnë se ky është piku i sezonit të gripit dhe pritet që këtë javë numri i rasteve të prekur në një javë të ulët.

Por përveç epidemisë së gripit sistemi është në alert për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ndonëse në Evropë ka raste sporadike në vatren e shpërthimit  ka një transmetim të shpeshtë dhe tanimë është rritur edhe numri i vdekshmërisë./TCH

Etiketa: gripiharta e kuqe e epidemiseperhapetshqiperi
Pas

Përndjekje, vjedhje dhe thyerje e urdhërit të Gjykatës/ Arrestohen 5 persona, 2 prej tyre ishin në kërkim

Para

S’ka kthim prapa, Republika Srpska vendos për dalje nga Bosnjë e Hercegovina

Para
S’ka kthim prapa, Republika Srpska vendos për dalje nga Bosnjë e Hercegovina

S’ka kthim prapa, Republika Srpska vendos për dalje nga Bosnjë e Hercegovina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.