Kryeministri Edi Rama është rikthyer tek disa emra që janë përfshirë në skandale të cilët përfaqësonin institucione të rëndësishme në vend, si Vangjush Dako dhe Saimir Tahiri.
Rama tha se Vangjush Dakon e ka mik dhe do ta ketë në çdo kohë ndërsa miqësinë me të nuk e përcaktuon Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pjesë nga debati në “Opinion”:
Rama: Saimir Tahiri u akuzua dhe u kërkuar të futej në burg pas një shkrimi të një kazani, në burg jo, nuk mund ta çoja. I thashë ti Saimir do dalësh nga grupi, nuk mund të jesh në familjen tonë, do shkosh të japësh sqarime. Kush mund ta bënte këtë? Vetëm unë, vetëm Partia Socialiste Vangjush Dako e do copë ti, ta them unë…. Ka qenë është dhe do të jetë miku im
Rakipllari: Edhe i korruptuar
Rama: Si përcakton DASH mendimet e mija, por morali dhe bindja ime. Ka qenë dhe do të jetë miku im, edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku ime. Por ama as kam kërkuar as nuk meë ka kërkuar, nuk kemi kërkuar përkrahjen e askujt që ka problem me ligjin. Nuk keni asnjë shans të më bëni moral ju mua, sepse mua nuk më gjen njeri asnjë qindarkë në xhep që nuk është fituar nga puna ime. Nuk me gjen askush dhe nuk më thotë askush nëse miku im ka shkelur në dërrasë të shtrembër dhe që e kam përkrahur. Dako nuk është kryetar Bashkie, nëse do të ngrihet ndonjë akuzë do të largohet nga PS
Rakipllari: E ka thënë DASH akuzën?
Rama: Lëre çfarë ka thënë DASH-i
Rakipllari: Po tom Doshin?
Rama: Tom Doshin e përjashtova nga partia, nuk e përjashtoja dot nga Shqipëria dhe politika
(F.GJ/FAXWEB.AL)