Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë ditën e sotme në qytetin e Fierit ku është takuar me aktivin e partisë që drejton si dhe ka dhënë disa mesazhe.
Ajo deklaroi se kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk mbajti premtimin për punësimin e 300 mijë shqiptarëve, por i largoi masivisht qytetarët nga vendi.
Ajo përmendi gjithashtu edhe grevën e naftëtarëve për të cilët tha se nuk protestojnë për ngrohjen globale por për pagat e prapambetura të 7 muajve.
“Shqipëria dhe Fieri iu ndjejnë çdo ditë taksat e larta, shtohen taksat, largohen shqiptarët. Rama nuk hapi 300 mijë vende pune por i largoi njerëzit, ai është një vrasës i shpresës. Ndjehem krenare që rinia beson tek LSI, kemi nevojë për të rinjtë sepse nuk kemi energji pa ata.
Disa punëtorë kë pranë nesh janë futur në grevë. Greva e urisë nuk ka të bëjë me ngrohjen globale, por me mbajtjen e pagës së 7 muajve që është buka e fëmijëve të tyre. Ne duhet do të jemi pranë njerëzve, të jemi të qartë për objektivat tona dhe të jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Unë sot do t’ju kërkoja që të mos ndaloni në asnjë moment por të jeni në kontakt me njerëzit në takime të vogla, për ti dëgjuar e bashkëbiseduar se çfarë aspirojnë ata, për të thënë se ne jemi të gatshëm për të marrë detyrën dhe përgjegjësinë tonë. Ne jemi akuzuar se i mbajmë njerëzit tanë pranë kur jemi në pushtet, patjetër, kush më shumë se LSI e mban fjalën, është pranë njerëzve në nevojë dhe gjen për ta hapësira për punësim”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)