Një gjetje e rastësishme në një lojë kompjuteri ka bërë që një djalë i ri nga Japonia të udhëtojë 9,600 km për të parë Stockport County.
Akito Aoki ishte i ftuari special i County-t për ndeshjen ndaj Bromley të shtunën, dhe patjetër që klubi për të ka shtruar tapetin e kuq.
Aoki i ka pasur të gjitha vaktet të paguara nga klubi, teksa ka qenë personi që i ka dhënë topin arbitrit për të nisur ndeshjen.
“Më pëlqejnë lojëtart e kompjuterit dhe aty kam gjetur Stockport County,” shprehet Aoki për BBC, i cili e ka gjetur ekipin duke luajtur Fifa.
“Kam tetë vite që i mbështes, por është hera ime e parë në Edgeley Park. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe do të qëndroj një javë këtu në Stockport.