Bayer Leverkusen ka mposhtur në transfertë me rezultatin 3-2 Union Berlin.
Por në minutën e 53’ ka ndodhur një episod që ndërpreu ndeshjen pasi tifozët miq kanë dhuruar spektakël me “fishekzjarret”, duke ndezur të gjithë stadiumin.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri në momentin që situata u qetësua dhe tymi i krijuar u largua. Ajo që dihet me siguri tashmë është që tifozët e Leverkusen i pret një dënim që mund t’i kushtojë jo pak financiarisht.