11:38 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet shefi i politikës së jashtme të BE-së: Ja kur fillon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

15:13 | 16/02/2020
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet shefi i politikës së jashtme të BE-së: Ja kur fillon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell jep sinjale se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë shpejt.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Borrell thotë se tani Kosova ka qeveri të re dhe se pret që dialogu të nisë.

“Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri”, thotë Borrell.
Shefi i diplomacisë evropiane thotë se ai me gjasë nuk do të ndërmjetësojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se BE-ja do të duhej të emëronte një të dërguar të posaçëm. I pyetur se a do të jetë ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në këtë pozitë, Borrell thotë se këtë detyrë duhet ta marrë dikush që ka njohuri për rajonin.

“Nuk ka rëndësi se kush do të jetë, por mendoj se na duhet dikush që e njeh rajonin, që është një diplomat me eksperiencë dhe që ka vullnet të angazhohet sepse e dini se kjo punë kërkon punë 25 orë në ditë, çdo ditë. Nuk mund të punoni për një javë dhe të shkoni të bëni diçka tjetër”, shprehet Borrell.
Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Borrell, duhet pyetur SHBA-ja se pse është përfshirë në këtë proces, pasi sipas tij, BE-ja ndihmon shumë Kosovën me burime financiare.

Shefi i diplomacisë së BE-së thotë se unioni do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në procesin e bisedimeve, por ai thotë se u mbetet palëve që të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Dialogu duhet të jetë ndërmjet tyre. Ne nuk do ta diktojmë, ata duhet të dialogojnë mes tyre, në mënyrë që të arrijnë marrëveshje ndërmjet tyre. Ne mund t’u ndihmojmë, ne mund t’i shoqërojmë, mund të krijomë stimuj, por nuk mund të marrim rolin as të serbëve e as të Kosovës. Është diçka që duhet të bëhet nga ta”, thotë Borrell.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Bisedimet u ndërprenë në fundin e vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia. BE-ja po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Kosova të heqë taksën në mënyrë që të nisë dialogu.Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka thënë se taksa 100 për qind do të hiqet dhe do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

Së fundmi, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën, por pa vendosur reciprocitet dhe në anën tjetër, ka kërkuar nga Serbia që të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

R.G/FAXWEB.AL

Etiketa: dialogu kosove serbiJosep Borrell
Pas

Kishin planifikuar sulme terroriste për përmbysjen e rendit politik, arrestohen 12 persona

Para

VIDEO/ Prindi shkon të vizitojë fëmijën tek Pediatria në Tiranë, mjekja e lë një orë në pritje: S’më do b*tha me ardh

Para
VIDEO/ Prindi shkon të vizitojë fëmijën tek Pediatria në Tiranë, mjekja e lë një orë në pritje: S’më do b*tha me ardh

VIDEO/ Prindi shkon të vizitojë fëmijën tek Pediatria në Tiranë, mjekja e lë një orë në pritje: S’më do b*tha me ardh

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.