11:07 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD publikon videon/ “Anija e tij po mbytet”, reagimi i ashpër: Rama ka frikë mos pendohen anëtarët e bandës, i hanë kokën…

18:19 | 16/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD publikon videon/ “Anija e tij po mbytet”, reagimi i ashpër: Rama ka frikë mos pendohen anëtarët e bandës, i hanë kokën…

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e kryeministrit, Edi Rama për Vangjush Dakon, duke i cilësuar si këmbëngulje e kreut të qeverisë për të mbrojtur ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Sipas Gazment Bardhit, deklaratat e Ramës nuk tregojnë vetëm arrogancë, por edhe frikën e kreut të bandës nga pendesa e anëtarëve të bandës që sipas tij, për të shpëtuar nga burgu hanë kokën e shefit.

Bardhi thekson se Rama para frikës nga drejtësia dhe humbja e pushtetit, hedh poshtë edhe DASH-in që ka shpallur non grata Dakon.

Reagimi i plotë:

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama është rikthyer tek disa emra që janë përfshirë në skandale të cilët përfaqësonin institucione të rëndësishme në vend, si Vangjush Dako dhe Saimir Tahiri.

Rama tha se Vangjush Dakon e ka mik dhe do ta ketë në çdo kohë ndërsa miqësinë me të nuk e përcaktuon Departamenti Amerikan i Shtetit (lexo lajmin).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DASHedi ramaGazment BardhiVangjush Dako
Pas

“Më braktisi pasi pësova problemin fizik”, drama e nënës së dy fëmijëve: Bashkëshorti më dhunonte, më thoshte do paralizohesh (VIDEO)

Para

“Komisioni i Venecias erdhi formalisht, ligji u miratua para se të vinin në Tiranë”, Vasili: Ruçi dhe Rama e ofenduan këtë Komision

Para
“Komisioni i Venecias erdhi formalisht, ligji u miratua para se të vinin në Tiranë”, Vasili:  Ruçi dhe Rama e ofenduan  këtë Komision

"Komisioni i Venecias erdhi formalisht, ligji u miratua para se të vinin në Tiranë", Vasili: Ruçi dhe Rama e ofenduan këtë Komision

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Skandal në Vorë/ Grumbullonin produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonin datat e skadencës dhe i rihidhnin në treg

Britani e Madhe/ Një aristokrate e arratisur dhe një përdhunues i dënuar shpallen fajtorë për vdekjen e foshnjës së tyre. Ja historia

Mallakastër/ 30 trupa të ushtrisë ndërhyjnë për shuarjen e flakëve në Belishovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.