Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për Konferencën e Donatorëve që pritet të mbahet nesër në Bruksel, ku vendet e ndryshme pritet të kontribuojnë fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve që ka shkaktuar tërmeti 26 Nëntorit.
Soreca në reagimin e tij në Twitter shkruan se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj.
Ai thekson se komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.
”Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.” shkruan Soreca .