Familja Beu prej 4 anëtarësh jeton në çadër prej dy muajsh pas tërmetit të 26 Nëntorit pasi banesa e tyrë nuk plotëson asnjë kusht për të jetuar brenda, ndërsa muajin e parë e ka kaluar në shtëpinë e prindërve.
Rezarta shprehet gjatë prononcimit për Fax News se nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje autoritetet në lidhje me procesin e legalizimit të banesës apo në hapat për të përfituar nga skema e rindërtimit.
“E kisha rregulluar për fëmijët për djalin dhe për vajzën. Kjo është gjithë shtëpia ime, asgjë tjetër nuk kam. Që prej se ra tërmeti kemi dalë jashtë dhe nuk jemi futur më brenda. Kam qëndruar tek mamaja deri kur më kanë sjellë çadrën, e çova vajzën në shkollë se nuk e lija dot. E mora letrën për legalizimin e pronës, por më thonë se nuk fitoj. I thashë të rri pa shtëpi? Po më tha. Ka tre muaj që po më bien këmbët, duke ecur dhe mbledhur letra, por asnjë zgjidhje. Në çadër vetëm nëse është koha e mirë, kur të bie shi duhet të futemi Brenda, o Zot mos të na zërë Brenda”, shprehet.
Në të njëjtën dramë jeton edhe familja Dedej e përbërë nga 4 anëtarë ndërsa shpresa e tyre është që dikush të kthej sytë nga sfida që duhet të përballojnë çdo ditë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)