Në ditën e festës së Pavarësisë së Kosovës kryeqyteti i Turqisë Ankaraja ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për ta uruar.
Kulla në kryeqytetin turk Ankara, ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të Ankara-së, Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Ndërkohë edhe Ura e Bosforit është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, një mënyrë urimi kjo mjaft e bukur dhe festive.
Kujtojmë këtu se Turqia ishte ndër vendet e para në botë që e njohu si shtet Kosovën dhe lobon fort për njohjen e saj.
R.G/FAXWEB.AL